Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë
kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e
Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi
BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit
Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I
themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në
11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e
Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i
larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë,
sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth
5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar)
është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Financier/e
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja
e Pozicionit: Ndjek marrëdhënien me bankat dhe kontabilizimet
mujore. Kontrollon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe të shitjes në përputhje
me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e shoqërisë. Ndjek marrëdhënien
me bankat ( kredia, pagesat, si edhe plotësimin e setit të dokumentave shoqërues
sipas procedurave). Ndjek raportin e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet
dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.
Detyrat
dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontabilizon
faturat e blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi dhe
procedurat e shoqërisë;
- Përgatit librat
e blerjes dhe të shitjes;
- Ndjek
kontabilizimet mujore;
- Përgatit
raportin e fitim humbjes sipas projektit;
- Ndjek raportin
e kleringut;
- Rakordon dhe
kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;
- Ndjek raportin e
kontratave dhe arkëtimeve të klientëve (kontratë/arkëtim);
- Asiston në përgatitjen
e transaksioneve të shoqërisë në mënyrë periodike;
- Kryen pagesa me
bankë/arkë & plotëson dosjen e bankës, gjithashtu kryen dhe kontabilizimin
e tyre;
- Ndjek marrëdhëniet
e kredisë për financimin e investimit të projektit;
- Ndjek raportin e kredisë
dhe qiramarrjes, si dhe kontabilizimin e tij;
- Kontrollon në
mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit
përkatës që ka në ndjekje, si dhe raportet mujore të projektit;
- Çdo detyrë tjetër që i
caktohet.
Requirements
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Financë/Kontabilitet
Kualifikime të Tjera:
- Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperiencë në profesion;
- Të ketë njohuri të Standardeve të reja të Kontabilitetit;
- Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
- Të ketë iniciativë si dhe të jetë komunikues;
- Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
- Të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
- E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
- Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese.
Afati
i aplikimit: 06/01/2025
Pas shqyrtimit do të
kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të
trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi
i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.