E

Kerkohet Inxhinier Ndertimi/Ing. Hidroteknik, Ing. Mjedisi

Encon Consulting
Full-time
On-site
Tirana, Tirana, Albania
Encon Consulting Albania ka filluar aktivitetin në 2011, dhe sot eshte nje nder kompanite me te medha ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme. 

Si rrjedhoje e zgjerimit te kompanise ka lindur nevoja për nje Inxhinier Ndertimi, në zyrat qendrore në Tiranë. 
Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues. 


Qëllimi i përgjithshëm i punës: 
Ndjek proçesin e vlerësimeve të kolateraleve të propozuara si garanci për kreditë bankare, përpara ose pas disbursimit të kredisë, me qëllim sigurimin e një vlerësimi profesional, objektiv dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullat e bankës.

Përgjegjësite kryesore përfshijnë:
  • Kryen vleresimin e pronave te ndryshme duke bere analizen e tregut per te percaktuar vleren e tregut.
  • Kur eshte e nevojshme kryen inspektimin e prones dhe kerkon te dhena krahasuese.
  • Pergatit raportin e vleresimit sipas formatit standart te kompanise.
  • Mbledh te dhena mbi transaksionet qe percaktojne vleren e pasurive te paluajtshme.
  • Dokumenton dhe ruan ne sistem vleresimet qe kryen.
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga drejtuesit kohë pas kohe.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar/Aftesi:
  • Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare për Vlerësues të pasurive te paluajtëshme, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Preferohet te të ketë 2-5 vjet pune në sektorin e vlerësimeve të pasurive.
  • Avantazh nëse është i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë)

- CV


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre ne linkun  me siper APPLY NOW.